Një tërmet me intensitet prej 5,2 ballësh i shkallës Rihter ka goditur provincën Elazıg në lindje të Turqisë.
Sipas Drejtorisë për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur me epiqendër në qytezën Sivrice në ora 20:31 sipas kohës lokale, në thellësi 9,4 kilometra.
‘Anadolu Agency’ shkruan se tërmeti është ndier edhe në provincat dhe rrethet në afërsi. Nga të dhënat e para nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale.
/a.r