Piu një qetësues në shtëpinë e gjyshes, por ai ilaç i kushtoi jetën. 12-vjeçarja angleze Kaitlin Clegg, nga Burnley, vuante nga apendiciti dhe astma prej disa kohësh, kështu që për t’u ndier më mirë mori një Tramadol, një qetësues të fuqishëm, të cilin e gjeti në tavolinën e shtëpisë së gjyshes së saj.
Pas kësaj për tu ndjerë më mirë vajza u shtri, por aty gjeti vdekjen në gjumë.
Mësohet se e mitura kishte dalë më herët nga shkolla pasi nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes.
E moshuara merrte vazhdimisht qetësues për shkak të problemeve shëndetësore dhe i kishte lënë në tavolinë, pa e menduar se mbesa do i merrte pa leje, shkruan noa.al.
Por fatkeqësisht gjërat shkuan ndryshe, Kaitlin mendoi se ilaçi do e qetësonte.
Mirëpo doza ishte shumë më e madhe nga ajo që lejohet për moshën e saj, duke bërë që të gjejë vdekjen.
E mitura ndërroi jetë në shtator të vitit 2017, por vetëm këto ditë kanë përfunduar hetimet lidhur me ngjarjen, duke zbardhur detaje rreth saj.
/a.r