Nervozizmi në momentin e kontrollit të makinës së një shqiptari bëri që autoritetet në Livorno të zbulonin drogën në automjetin e tij.
Shqiptari, me inicialet O.B, banues në Emilia Romagna në makinë kishte bashkëshorten e tij rumune dhe vajzën 5-vjeccare.
Gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur të fshehur në aribagun e pasagjerit, 6 kg kokainë e 16 gramë heroinë.
Sipas policisë italiane droga e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte një përfitim rreth 1 milionë e gjysmë euro.
Ndaj shqiptarit është lëshuar masa e arrestit me burg, ndërsa bashkëshortja e tij rumune do të hetohet në gjendje të lirë.
/a.r