Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi përmes një deklarate nga selia blu më herët akuzoi kryeministrin Rama se i ka gënjyer mjekët e mësuesit, duke iu premtuar rritje rrogash nga 1 prilli por nuk ka ndodhur asnje rritje.
Por menjëherë pas saj ka reaguar Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali e cila e ka ironizuar Vokshin duke i kujtuar qe rrogat e Prillit merren ne Maj ku do te jete reflektuar edhe rritja e rrogave.
Reagimi i plote:
“I kujtojmë Partisë Demokratike që pagat e muajit Prill paguhen në Maj kur dhe do të jetë e reflektuar rritja për mësues e mjekë” – është shprehur Spiropale duke shpjeguar se Kryeministri Rama ka thënë se rritje pagash do të ketë prej muajit Prill, pagat e të cilit dalin në muajin Maj.
“Si duket, dalja nga Parlamenti shkaktoka probleme serioze edhe me njohuritë mbi institucionet e tjera shtetërore”- ka thënë gjithashtu Spiropali.
/a.rada