Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit që u ekzekutua me armë zjarrisë bashku me vëllanë Brahim Bilalin, pak ditë më parë në Shkodër është dërguar nga Drejtoria e Burgjeve nga Tirana drejt vendlindjes paraditen e sotme. E ndërsa të dielën përcolli të atin për në banesën e fundit, sot ai dëshmoi në lidhje me kërcënimin e ish-trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka në mars të 2018.
Asmer Bilai dëshmoi, pasi makina që përdorën autorët Nehat Fojleta dhe Sehar Xhenje për t’u larguar pas kërcënimit të Gjokës ka qenë e tij. Asmeri ka dëshmuar duke thënë se “ja ka kam dhënë makinën shokut, Sehar Xhenje por pa ditur se për cfarë i duhej”.
Sipas policisë, Nehat Fojleta kanosi dhe goditi trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia” asokohe. Më pas ai u largua me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR ngjyrë të zezë ku drejtues ka qenë Sehar Xhenja dhe që i përkiste Asmer Bilalit. Ndërkohë që dje u kërcënua trajneri aktual i Vllaznisë Agim Canaj dhe drejtuesit e tjerë të ekipit.
g.kosovari