Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini, një prej vokaleve më të mira, prej vitesh jeton në Angli. Ajo jeton atje me bashkëshortin e saj, diplomatin Paul Edward Conollyn dhe tashmë janë bërë prindër të një vajze.
Por kaq vite ajo nuk ka sjellë një produkt të ri muzikor dhe të gjithë do të ishit kuriozë të mësonit punën që Anjeza bën në Britani. Këngëtarja ka shuar kuriozitetin e të gjithëve me një postim në ‘Instagram’, ku ka treguar se nuk i qëndron larg muzikës, por jep kurse për talentet e reja.
Ajo ka publikuar një video të një vajze që këndon dhe në shkrimin bashkangjitur saj ka shpjeguar se vajza i ka zhvilluar aftësitë në këndim me ndihmën e saj. E reja në video ka falenderuar këngëtaren shqiptare për trajnimin që i bën vokalit të saj, ndërsa Anjeza ka shprehur kënaqësinë që ndjen për të punuarit pranë saj.
/a.meta