Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë dy persona, të cilët janë përfshirë në përplasje fizike me njëri-tjetrin gjatë ditës së sotme tek sheshi “Shqiponja”. Sipas policisë, të proceduarit janë shtetasit me iniciale R.H dhe P.L, ndërsa nuk jepen detaje shtesë mbi motivet e ngjarjes.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, proceduan penalisht në gjëndje të lirë shtetasit R. H., dhe P. L.Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi, në zonën e ish-doganës së vjetër, pranë sheshit “Shqiponja” janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, parashikuar nga neni 90 i Kodit Penal”, njofton polcia.
/a.r