Një sasi prej 453 kilogram drogë i ka sekestruar policia një shqiptari në Itali.
Autoritetet panë një automjet që ecte me shpejtësi të lartë dhe u angazhuan në ndjekje.
Pas ndalimit, u gjetën fillimisht 240 kilogram marijuanë. I veshur me tuta mekaniku, shqiptari Luka. R, 25 vjeç kur e ndaluan u tha policëve se po nxitonte për të shpërndarë në një servis pjesë këmbimi makinash.
Por policia nuk u mjaftua me këtë deklaratë dhe menjëherë ushtruan kontroll në makinën e shqiptarit.
Pas kontrollit u sekuestrua 240 kilogram marijuanë e fshehur në 11 çanta të mëdha të zeza.
Pas kontrollit të një tjetër makine, që i përkiste të riut, u sekuestrua një tjetër sasi lënde narkotike, duke e çuar në 453 kilogram.
/a.rada