Presidenti i klubit të Laçit, Pashk Laskaj, është shoqëruar në polici pas një sherri të ndodhur mes tij dhe presidentit të klubit të Tiranës, Refik Halili.
Sherri mes tyre mësohet se ka ndodhur përpara restorant TIRANA i cili ndodhet në pronësi të kunatit të Saimir Tahirit, Alban Berisha, ngjitur me terminalin e autobuzëve të Jugut, pranë reth-rrotullimi i Doganës.
Presidenti i Laçit raportohet se ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar presidentin Refik Halili, kjo ka bërë që Laskaj të shoqërohet nga policia.
Ndërkohë Laska mbahet ende në rajonin nr.6 të policisë në Tiranë.
/a.r