Adriatik Alimadhi, deputet i opozitës së re dhe njëherësh kryetar i Ballit Kombëtar i ftuar sonte në emisionin ‘Repolitix’ akuzoi Partinë Demokratike se i ka vjedhur historikisht votat.
“Jam një nga subjektet që jam diskriminuar, PD-ja na i ka vjedhur votat historikisht, unë kam dokumente që janë vjedhur votat. I kam ankimuar, i kam dorëzuar edhe në prokurori” tha aleati i Lulzim Bashës, që sonte e akuzoi PD-në për vjedhje të votave.