Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi sot faktin që produktet e falsifikuara hyjnë në SHBA nëpërmjet shitjeve në internet duke urdhëruar qeverinë të analizojë këtë problem.
Trump nënshkroi një memorandum presidencial duke thënë se trafikimi i produkteve të falsifikuara dëmton pronën intelektuale amerikane dhe zhvlerëson reputacionin e tregtisë në internet.
“Këto produkte mashtrojnë gjithashtu konsumatorët duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe mund të rrezikojnë edhe sigurinë kombëtare nëse ndodh që produktet e falsifikuara përdoren në sistemet e mbrojtjes”, thuhet sipas këtij memorandumi.
/a.rada