Policia e Vlorës njofton se ka arrestuar një person për posedim të dozave të kokainës.
Uniformat blu të qytetit jugor thanë se sekuestruan 12 doza kokainë dhe vunë në pranga poseduesin.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes me doza të vogla të lëndëve narkotike të forta.
Sekuestrohen 12 doza kokainë dhe dy peshore elektronike, në pranga poseduesi i tyre
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi M.F., posedonte lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe se do e shpërndante në doza të vogla, menjëherë kanë bërë kapjen e tij ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia ju gjetën 12 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
/a.r