Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka qenë mjaft kritik në fjalën e tij ne Kuvend, lidhur me aktet e dhunshme që protestuesit e PD- LSI organizojnë kundër Kuvendit dhe instuitucioneve të tjera. “Opozita si një grupim tashmë parapolitik, po organizon njerëz të verbër, me pagesë, shpesh dhe minorenë për të kryer akte të dhunshme, të cilat çojnë më pas në pasoja për vetë ata të cilët i kryejnë këto akte, duke filluar që nga përgjegjësitë penale e deri në paraburgim e burgim”, u shpreh Lleshaj në Kuvend.
/a.meta