Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj të pranishëm në inagurimin e sallës së re të koncerteve Tonin Harapi. Gjatë fjalës së tij Veliaj tha se është bërë shumë për këtë qytet dhe do vazhdojë të bëhet akoma më shumë. Veliaj tha se cdo qytetar ka një mision për të bërë Tiranën një vend më të mirë dhe shprehu keqardhje për ata që vijnë një ditë në Tiranë për të prishur ambientin duke iu referuar protestuesve të opozitës.
“Nëse ne arrijmë të ulim Edi Ramën në një rresht ccfarëdo dhe t’i dalë hapsirë për këmbët atëherë është sukses. Doja t’ju ftoja në një udhëtim imagjinar në një rreze 1 km nga këtu. Më pak se 1 km nga këtu është shkolla e baletit, e cila nga një karakatinë është kthyer në një shkollë moderne.
Nëse vazhdojmë me udhëtimin, shohim këndin e shtatë xhuxhave ku po përfundon një parking. Pak më tutje është shkolla Kosova e cila më ka mua si produkt. Mbaj mend kur Edi ishshte kryetar bashkie u bë ajo djegia por shkolla Kosova nuk lëvizi që aty.
Aftësia kompjuterike është një ndër ggjuhët më të kërkuara. Pas këtyre projekteve është radha e piramidës.
Pak më sipër rrugës së Elbasanit është qytetit Studenti. Kemi 11 konvikte të cilët po përfudojnë osë kanë përfunduar. Ka arritu një sens etike dhe një përgjeshëmri sociale për komunitetin.
Në një rreze prej 1 km cfarë influence kemi ne. Besoj që secili prej nesh si qytetar ka një mision që të reflektojë pak për influencën që shpërndan. Unë sot jam i nderuar që kjo sallë mban emrin Toni Arapi. Kur mbaron e gjitha zhurma historia ska vend për të gjithë. por ka vend për Tonin Arapin. Betejën me zhurmës dhe muzikës do ta fitojë muzika.
Një nga leksionet më të mira që kam marrë nga Edi është kur thotë, puna mirë është bërë, por puna është të mirëmbahet ajo që ndërtojmë.
Kur dikush vjen për eksursion dhune nga një qytet tjetër më dhemb”, u shpreh Veliaj.
/a.meta