Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka si qëllim pengimin e Reformës në Drejtësi si dhe hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë një interviste ne ERTV, duke i cilësuar këto si 2 nga qëllimet e PD dhe LSI.
“Ne nuk kemi kohë për të humbur, shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. 30 qershori është një moment i rëndësishëm për të vlerësuar modelin se ku duhet të ecin qytetet edhe bashkitë. PD dhe LSI kanë sot vetëm 2 qëllime. Qëllimi i parë është pengimi i mëtejshëm i Reformës në Drejtësi, edhe dorëzimi i mandateve ishte për të penguar vijimin e mëtejshëm të një reforme që është historike për shqiptarët. Dhe e dyta, është pikërisht përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në qershor. Gjithë kjo përpjekje e tyre po bëhet për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve anëtare të BE”, – theksoi Balla.
Sipas Ballës me hapjen e negociatave PD dhe LSI do të merrnin një tjetër shuplakë. “Opozita po bën gjithçka për të penguar Reformën në Drejtësi. Dhe djegia e mandateve është një nga mënyrat. Qëllimi i opozitës është që të pengojnë hapjen e negociatave në qershor. Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e beson se PD dhe LSI me hapjen e negociatave do të merrnin një shuplakë tjetër dhe kjo padyshim është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin historik për hapjen e negociatave”, – shprehet Balla.
Sjellja e opozitës, duke filluar që me djegien e mandateve, tha Balla ka vetëm dy qëllime, të bllokojë refomën në drejtësi dhe çeljen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.
“Ata kanë 2 qëllime, të bëjnë çka munden për të penguar reformën, dorëzimi i mandateve ishte përpjekje për të penguar implementimin e një reforme historike. E dyta, përpjekja për të penguar hapjen e negociatave në Qershor. Për të nxirë imazhin e Shqipërisë përballë vendeve të Be. Nuk ka asnjë shqiptar sot që nuk e beson se Luli dhe Monika, me hapjen e negociatave do merrnin një shuplakë tjetër dhe kjo është përpjekja e tyre e fundit për të penguar procesin historik drejt BE. Kryeministri ka qënë gjithmonë i gatshëm për dialog me opozitën por pa shkelur mbi kurrizin e kushtetutës dhe të demokracisë”, tha Balla.
Kreu i grupit parlamentar socialist shtoi se Komisioni Europian konfirmoi bindjen që Shqipëria ka bërë progress në forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e administratës publike.