Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në këmbim me euron dhe u zhvlerësua në raport me dollarin. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari u forcua me 0,29 lekë duke u këmbyer me 111.73 lekë dhe monedha e përbashkët europiane u zhvlerësua me 0,09 lekë dhe këmbehet sot me 125.21 lekë.
Sipas Bankës së Shqipërisë, luhatjet në tregun valutor janë brenda pritshmërive të kursit të këmbimit, i cili paraqitet i qëndrueshëm. Pritshmëritë sipas BSH-së janë që në vijim të afrimit të sezonit veror me rritjen e fluksit të turistëve dhe emigrantëve leku të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore dhe veçanërisht ndaj euros./ATA