Duke folur për situatën politike në vvend, dhe vendimin e opozitës për të djegur mandatet, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, tha në studion e Report Tv, përballë gazetarit Besard Jacaj, se dalja nga parlamenti i deputetëve të opozitës, ishte një lëvizje e detyruar. Sipas saj gjendja në Shqipëri është e vështirë, duke ju referuar korrupsionit, krimit, dhe inkriminimit të zyrtarëve të lartë shtetërorë. Voltana Ademi la të kuptuar se djegia e mandateve nga ana e PD-së duhej të shërbejë edhe si një veprim për t’i tërhequr mendjen ndërkombëtarëve, që sipas saj shpesh i mbyllin sytë përballë situatës reale në Shqipëri.
“Situata politike nuk vjen rastësisht dhe në këtë vendim të PD-së rastësisht apo shpejt, përkundrazi mendoj se ka qenë një situatë ë vështirë dhe pa zgjidhje. Provuam të gjitha mënyrat demokratike nga debati në parlament dhe nga ana tjetër gjithë pjesa që lidhet me debatet e mëdha për shkak të situatës politike, korrupsionit, mafies dhe trafikut kanë precipituar dhe opozita ka një rol të rëndësishëm. Ishte PD-ja në 2013 që denoncoi me qindra emra drejtues dhe ligjvënës në pozicione kyce të shtetit që ishin të inkriminuar. Tani po e kuptojnë edhe ndërkombëtarët gjendjen se bën ‘mu’. Situata vijon që të agravojë. Edhe në zgjedhjet e fundit kemi pasur probleme të cënimit të votës. Tani po dalin në dritë edhe fakte të reja. Kjo ishte mundësia e vetme për të ngritur dhe sensibilizuar për të ndarë njerëzit nga ofiqet për ta bërë të pastër. Ishte një mënyrë edhe për ndërkombëtarët që edhe shpesh herë kanë mbyllur sytë dhe nuk kanë mbajtur qëndrimin që duhej. Kjo ishte lëvizje e detyruar.”, tha Voltana Ademi në Report Tv.
/a.meta