Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se pret nga Bashkimi Evropian që pas zgjedhjeve, të shtoi fokusin në Ballkanin Perëndimor.
Në një konferencë për mediat, Hradinaj, ndër të tjera tha se Kosova ka sfida të shumta, ndërsa akuzoi BE-në rreth qasjes së saj ndaj Serbisë.
“Është e vështirë për të bërë parashikime për rezultatin e zgjedhje. Shpresoj që BE-ja do ta rrisë fokusimin në Ballkan. Ne jemi në komunikim direkt me Uashingtonin për zhvillimet tek ne dhe në vendet e rajonit.
Serbia po blenë armë në Moskë, ato armë janë për qëllime të luftës. Serbia po merr para nga taksapaguesit e saj dhe po hap vende pune në Moskë, BE-ja spo ankohet prapë po i jep fonde IPA”, u shpreh Haradinaj.
g.kosovari