Pyetjes së gazetarit nëse që i ka premtuar Babales 200 mijë euro, Salianji i është përgjigjur negativisht. Ai e ka mohuar një pretendim të till,ë duke thënë se nuk ka asnjë provë për këtë akuzë.
“Nuk ka asnjë provë. Tani ky thotë që ka marrë 300 mijë euro nga ana e Partisë Socialiste. Nuk ka asnjë përgjim të vetëm që të thotë , jo vetëm të faktojë por edhe ta hedhë këtë akuzë. Tani është vetëm dëshmia e këtij personi që është i struktura, manipuluar dhe shpikur, e i sajuar nga Policia e Shtetit. Të mos harrojmë se ditën pasi doli audio-përgjimi Edi Rama, tha që ka një akt-ekspertimi, që nuk e nxori kurrë dhe tha që ka një aktor.
Pra Prokuroria dhe Policia kanë ndjekur linjën e Ramës, duke sajuar. Nëse do kishte një pagesë prej 200 mijë apo 100 mijë, sa thotë në dëshmi ky Alizoti, që ka marrë Babalja, atëherë Prokuroria kishte detyrën që ta gjente. Nuk ka asnjë provë, por vetëm copëza që thonë, ti e ke denoncuar, ti e njeh këtë, e tjerë e tjerë. Hetimi për këtë çështje është mbyllur ndaj meje. Kam fituar në Gjykatë unë”, argumentoi Salianji.
Ndërkohë, ish-deputeti tha se po i publikon përgjimet për interesin publik dhe që të ketë reagime.
“Po nxjerr përgjimet që të ketë reagime, por nuk po e shoh gjë. Përgjimet i publikoj në interesin publik dhe jo në timin. Më çështjen time personale nuk po merrem fare por që të investohesh plotësisht për të sajuar dhe manipuluar nëpërmjet drejtuesve të policisë , kjo kalon cdo limit të shtetit ligjor. Janë mbajtur nën përgjim të gjithë gazetarët investigativë. I pari është gazetari që mori intervistën me Babalen, Jetmir Olldashi. Kjo është një skandal me përmasa të mëdha. Janë përgjuar pa vendim gjykate, por në dosje do iu ketë shpëtuar CD që kam mare nga Gjykata dhe Prokuroria. Atë kohë Policia e Shtetit i shërben shefit të vet, atë kohë ish-ministër i Brendshëm, Fatmir Xhafajt, për të treguar devotshmërinë ndaj tij dhe për të parë se si shkonte çështja. Mos harrojmë se bëhet fjalë për një çështje të tensionuar, ku Rama tha se ose do ketë një përgjegjës. Sapo ishte hapur çështja e Saimir Tahirit dhe Habilajve në atë zonë dhe pas kësaj u hap çështja tjetër me vëllanë e Ministrit të Brendshëm që lehtësonte trafiku e drogës sipas dëshmive. Nuk është një çështje aq e lehte dhe gazetarët nuk kanë asnjë lidhje. Pasi Anila Hoxha mbaron bisedën me Babalen, videoja tregon se makina e saj ndiqet, që tregon se është e paligjshme dhe nuk ka venim gjykatë për këtë çështje”, tregoi Salianji.
Në fund të bisedës, ish-deputeti tha se përpara 2-3 ditësh ka bërë kallëzim për Prokurorët e çështjes dhe për drejtuesit e Policisë së Shtetit, të cilët në dëshmi kanë thënë që nuk e njohin Alizotin, ndërkohë që përgjimet thonë të kundërtën. /tch
/a.meta