Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të emërojë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë e cika vendosi të emërojë anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve të propozuar nga PS.
Ndërsa për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetë deklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillin bashkiak Fier, në zbatim të ligjit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, KQZ vendosi njoftimin e Këshillit Bashkiak Fier, për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidates të listës shumemërore të subjektit politik Partia Lëvizja Socialiste për Intregrim, Marsjola Irfan Begaj, për plotësimin e vendit vakant në këshillin bashkiak.
g.kosovari