Nga Librazhdi, Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të forta ndaj opozitës teksa bëri një bilanc të dy viteve më parë.
Rama kujtoi para qytetarëve se socialistët i dhanë opozitës gjysmën e qeverisë në vitin 2017, por sërish ajo zgjodhi të tradhtojë popullin që i votoi.
“U dhamë ministritë, drejtoritë, ALUIZNI-n dhe Drejtorinë e Burgjeve. Këtë të fundit e kanë merak ata. Se u duket sikur nuk fitojnë dot pa Drejtorinë e Burgjeve. Pikërisht ata që dikur i kanë nxjerrë kriminelët nga burgu edhe me leje lindjeje për t’i futur në zgjedhje” – tha Rama në Librazhd.
/javanews/a.r