Pas Rrajcës, kryeministri Edi Rama është ndalur në Librazhd për të vijuar ciklin e takimeve “Bashkia që duam”.
Shefi i qeverisë shoqërohet nga Taulant Balla si dhe kryebashkiakët e Elbasanit dhe Librazhdit.
Duke u ndalur në investimet e qeverisë, ai tha se Librazhdi si zemër e bashkisë së re është bërë graviteti i një ndryshimi për të gjitha njësitë administrative.
Sipas Ramës, në Librazhd u bënë punë që dukeshin të pamundura dhe që vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë mund t’i realizojë.
Kryeministri nuk nguroi të përmendte edhe rolin e opozitës në politikbërjen e vendit.
“Ne sigurisht kemi bërë edhe gabime, sepse ato nuk shmangen dot kur përpiqesh të sjellësh ndryshimin.
Por nga ana tjetër, na është dashur të përballemi me një boshllëk të madh, te krijuar nga ata që duhet të na sfidonin me programe.
Ata të cilët akoma sot nuk e kanë kuptuar pse humbin. Më e bukura është se mendojë që kanë gjetur rrugën për ta bindur këtë popull duke e bërë për budalla” – tha Rama në Librazhd.
Ai shtoi se opozita ka pretendime absurde për blerjen e votës. Duke u ndalur në fitoren e vitit 2013, Rama kishte edhe një mesazh.
“Ka një mënyrë shumë të thjeshtë për ta kuptuar humbjen. Ne i kemi mundur ata kur kishin Saliun dhe shtetin me vete. A ka demokrat me mend në kokë që të thotë se është më kollaj të mundësh Saliun megjithë shtetin sesa të mundësh Lulin me fallxhoren që ka në krah” – tha Edi Rama.
/a.rada