E ngarkuara me Punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, thotë se reforma në drejtësi është duke ecur para në Shqipëri me raste konkrete dhe të prekshme të ndjekjeve penale.
“SHBA mbështetin institucionet e reja të Shqipërisë, si këshillat, SPAK, institucionet eksiztuese që janë të gatshme të luftojnë kundër krimit të organizuar. Zyrtarët po këshillojnë popullin shqiptar që po sjellin ndjekje penale të dukshme dhe ne presim më shumë. Shkurtazi reforma për drejtësi po ecën para, dhe nuk do të ndalet”, tha Moses-Ones në një aktivitet me MPB.
Duke folur për policinë shqiptare, përfaqësuesja e ambasadës amerikane u shpreh se SHBA do të ndihmojë në modernizimin e mëtejshëm të uniformave blu.
“SHBA do të asistojë në modernizimin e policisë shqiptare. Modernizimi i policisë në Shqipëri bën që krimi të luftohet më lehtë”, tha Moses Ones.
/a.rada