Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi ka qene vete prezent diten e sotme ne malin e Krujes, per te mbyllur 12 guroret dhe furrat e gelqeres qe operojne ne kete zone.
Gjate inspektimit te zhvendosjes se ketyre subjekteve qe do te ikin nga kjo zone qe eshte shpallur zone e mbrojtur, ministri Klosi ka replikuar me disa nga pronaret.
Klosi sic duket edhe nga videoja e meposhtme shprehet i prere se aty nuk do te kete me as gurore as furra gelqereje dhe se kjo histori ka marre fund njehere e mire.
Nga ana tjeter, Klosi shprehet i gatshem per ti asistuar keta biznesmene ne institucionet perkatese per te marre leje ne zona te tjera ku eshte i lejuar ky aktivitet, por perfundimisht ne malin e Krujes nuk do te zhvillohet me.
/a.r