Sfinksi është si një libër i hapur në krahasim me Parlamentin britanik, deklaroi presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, sot gjatë një sesioni special në Parlamentin rajonal të Sarlandit, në Gjermani.
“Tani duhet të bëjmë që sfinksi të shprehet, mjaft me heshtjen”, vazhdoi Juncker.
“BE-ja e di se çfarë nuk do Parlamenti britanik, por askush, deri tani nuk e di ende çfarë do”, theksoi presidenti i Komisionit të BE-së.
/a.rada