Policia italiane arrestoi një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë i cili kishte vjedhur 1,4 milionë euro nga fondi i rumbursimeve të udhëtimeve të stafit dhe pjesën më të madhe e kishte luajtur në lojëra fati.
Në një deklaratë të bërë sot nga “Guardia di Finanza”, thuhet se “i dyshuari është futur në paraburgim dhe po përballet me akuzat për përvetësim dhe pastrim parashë vetë për të fshehur origjinën e tyre”.
“Pjesa më e madhe e parave të vjedhura ishin shpenzuar në lojëra fati përreth Romës, ndërkohë që disa të tjera ishin vendosur në llogaritë bankare të anëtarëve të familjes”, tha “Guardia di Finanza”.
Nga ana tjetër të dyshuarit i janë sekuestruar asete me vlerë rreth 200 000 euro.
/a.rada