Papa Françesku është shprehur se bashkatdhetari i tij argjentinas, Liones Messi nuk është ‘Zoti’ dhe nuk e kupton ende pse njerëzit i referohen si një i tillë.
Mesfushori i Barcelonës, Messi ka shënuar 31 gola, përfshirë edhe dy gola në fitoren 2-0 kundër derbit të Espanyol. Ai ka shënuar 16 gola në 12 ndeshje në Ligën e Kampionëve duke ndihmuar Barçen të arrijë në çerekfinale.
Dhe Papa i pyetur nëse ishte përdhosje të thërrisnin fituesin 5 herë Topin e Artë, Messin ‘Zot’, ai u përgjigj: “Në teori është sakrilegj.”
“Ju nuk mund ta thoni këtë. Njerëzit thonë ai është ‘Zoti’ njësoj sikur thonë ‘Të adhuroj”. Ju duhet të adhuroni vetëm Zotin, është një shprehje që njerëzit përdorin. Ai është një Zot me topin në fushë. Sigurisht është një kënaqësi të shikosh Messin duke luajtur por ai nuk është Zoti,”-shtoi Papa për Spanish TV La Sexta.
I lindur në Buenos Aires, kreu i kishës katolike është një tifoz i futbollit dhe anëtar i klubit argjentinas, San Lorenzo.
Messi dhe ekipi kombëtar i Argjentinës u takuan me Papën në verën e vitit 2013 në Vatikan dhe kapiteni i ekipit kombëtar e përshkroi takimin si “të shkurtër por të bukur”.
g.kosovari