Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka përzgjedhur emrat e dy drejtuesve të rinj të përkohshëm të Prokurorisë së Lushnjes dhe Fierit.
Për drejtimin e organit hetues të Lushnjes, është zgjedhur me 7 vota pro Arben Dyle krahas kandidaturave të Rovena Zotos dhe Merita Selimit. Ndërsa për drejtimin e përkohshëm të Prokurorisë së Fierit është zgjedhur Violeta Shkurta, krahas kandidaturave të Genc Manes dhe Çlirim Sinës.
Gjithashtu gjatë mbledhjes së sotme, është zhvilluar edhe hedhja e shortit për Komisionin e Posaçëm të vlerësimit të kandidatëve të SPAK. Kandidatura e përzgjedhur nga shorti për joprokurorët ishte ajo e Tartar Bazajt, krahas figurave të Nurihan Seitit dhe Gent Ibrahimit, ndërsa për prokurorët është zgjedhur Besnik Cani.
Me 10 vota pro është vendosur edhe mbarimi i statusit të magjistratit për prokurorin Ardian Nezha, i cili disa ditë më parë dërgoi në KLP kërkesën për dorëheqje.
g.kosovari