Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla sheh t’i rrëzohet kërkesa e bërë përmes avokatit të tij, Sokol Hazizaj, kundër zgjatjes së afateve hetimore. Zgjatja e hetimeve edhe për 3 muaj të tjerë për Llallën, i vënë nën hetim për korrupsion dhe fshehje pasurie, u kërkua një javë më parë nga Prokuroria për Krimet e Rënda, derisa të mbërrinin letërporositë nga Gjermania. Kërkesa kundër zgjatjes së afateve hetimore nuk u pranua këtë të hënë nga gjyqtari Bib Ndreca.
/a.meta