Në rast të zgjedhjeve të parakohshme në Britaninë e Madhe, Partia Laburiste do të merte 41% të preferencave ndaj 36% të Partisë Konservatore, sipas një sondazhi të publikuar nga ”Mail on Sunday”.
Sondazhi gjithashtu tregon se ish-ministri i Jashtëm, Boris Johnson ka 15% të votave si kandidati më i preferuar për periudhën pas May, i ndjekur nga ministri i Brendshëm, Sajid Javid (6%), ai i Mjedisit, Michael Gove (5%) si dhe ai i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt (4%).
Për sa i përket pyetjes nëse kryeministrja duhet të japë dorëheqjen, 41% e të anketuarve janë përgjigjur “po, menjëherë”, pasi parlamenti të ketë miratuar marrëveshjen e saj, ndërsa 22% duan që ajo të mbetet kryeministre.
/a.meta