Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj do të jetë sot sërish në Shkodër. Mësohet se ministri do të vizitojë kryeqendrën e veriut për të bërë një prezantim. Burime nga ministria bëjnë të ditur se Lleshaj do të prezantojë sot në orën 10:00 prefektin e ri të qarkut Shkodër.
Valdrin Pjetri do të jetë prefekti i ri i komanduar nga ministri. Ndërkaq, kujtojmë se Lleshaj ishte në Shkodër vetëm dy ditë më parë, pas ngjarjes së rëndë ku u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Lidhur me këtë ngjarje, ministri shkarkoi drejtorin e Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe emëroi në vend të tij Niko Brahimaj.
/a.meta