Prania e jashtëtokësorëve, ose alienëve, në Tokë ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë shumë e fortë diskutimi në të gjithë botën. Teksa flitej në rubrikën “Escape” në “ E Diell” për histori të pazakonta në shtetin e Kosta Rikës, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau me teleshikuesit një ekperiencë personale në lidhje me këtë dukuri.
“Para disa vitesh doli lajmi që në Levan të Fierit ka zbritur një anije alienësh dhe është djegur toka. Pas një jave nga publikimi i këtij lajmi, unë po kthehesha nga Vlora me mamin dhe, teksa udhëtoja, shihja një dritë të kuqe, por që nuk pulsonte.
Drita ndërkohë vetëm lëvizte dhe kuptova që s’ishte sinjal i ndonjë avioni, por u ul në një distancë jo shumë të largët dhe vura re që ajo rrotullohej tërë kohës. Objektin nuk e shquaja dot për shkak të errësirës dhe pata një emocion shumë të madh. Mbaj mend që nuk e shtypja dot freksionin e makinës se më dridheshin gjunjët”- rrëfen Xhilaga.
Çiljeta shtoi gjithashtu se këtë histori nuk e ka thënë asnjëherë në publik, sepse mund t’u dukej e pabesueshme, por fakti që ka qenë me mamanë e saj, e cila pohon po të njëjtën gjë, e bën më të vërtetë.
/a.meta