Një moment paniku po kalojnë banorët e lagjes “10 korriku” të qytetit të Vlorës, teksa prej pak çastesh, forca të shumta policie kanë krijuar një perimetër sigurie, për shkak të dyshimeve për ekzistencën e një sasie lënde plasëse.
Nga vendngjarja nuk ka shumë informacione, përveç disa pamjeve që tregojnë automjetet e policisë, kordonët e verdhë që nuk lejojnë banorët të kalojnë përtej tyre për shkaqe sigurie, si dhe pritjes së ekipeve të specializuara për shpërthim të kontrolluar të pakove të dyshimta.
Rruga është bllokuar gjithashtu edhe për qarkullimin e automjeteve. Raportimet paraprake flasin se lënda eksplozive mund të jetë hedhur nga ndonjë automjet në lëvizje.
/a.rada