E bëri për t’u siguruar që të mos merrte ndonjë vendim të gabuar, por u kthye në një objekt talljeje.
Bëhet fjalë për një gjyqtar që po monitoronte ndeshjen nga sistemi VAR.
Rasti në fjalë vjen nga Kina dhe është sa qesharak aq edhe i turpshëm. Teksa po luhej takimi mes Shangait Shenxin dhe Heilongjiang Lava, gjyqtari kryesor kërkoi ndihmën e sistemit për të akorduar golin e barazimit momental, në fitoren 2-1 të Shenxin.
Një prej arbitrave që ndodhej në dhomën e VAR mori një fletë letre në ekran për t’i shërbyer si referencë për vijën e pozicionit të sulmuesit.
Përfundimisht, goli nuk u quajt i rregullt, por ky veprim provokon mosbesimin e tifozëve kundrejt kësaj teknologjie, e cila ka nisur të integrohet thuajse në të gjitha kampionatet elitare.
/a.rada