Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, një ditë para fillimit të fushatës zyrtare për zgjedhjen e presidentit të shtetit, kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska- Davkova dhe Stevo Pendarovski e nënshkruan kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike.
Nesër edhe zyrtarisht fillon fushata për njeriun e parë të shtetit, siç dihet në garë kanë hyrë tre profesorë akademikë Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Të dielën kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale nënshkruan se do t’u përmbahen kodeksit dhe dispozitave ligjore sipas nenit 8 A të ligjit për zgjedhje.
“Për mua rregullat etike janë po aq të rëndësishme, ndoshta edhe më të rëndësishme nga drejtësia dhe e drejta dhe në mënyrë rigoroze do t’ju përmbahem duke respektuar bashkëpjesëmarrësit. Nuk i konsideroj si armiq dhe ne grave nuk na ka hije dhe nuk është femërore të mos e respektojmë etikën, pres një luftë kalorsiake.”
“Në emrin tim jam i bindur edhe në emër të kundërshtarëve të kandidatëve të mi formal, sepse ne në opinionin publik maqedonas nuk jemi të djeshëm dhe kemi edhe përvojë profesionale dhe politike. Pra mund të garantoj se këtë që e nënshkruam sot praktikisht do ta zbatojmë në terren dhe kjo do të thotë edhe detyrë e atyre strukturave politike dhe e qytetarëve që do të na përkrahin, e jo vetëm për neve personalisht.”
Kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski deklaroi se teksti i Kodeksit përmban rregulla që secili kandidat duhet t’i respektojë. Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon nesër, më 1 Prill dhe përfundon në mesnatën e 19-të Prillit. Raundi i parë i votimit për zgjedhjet presidenciale do të zhvillohet më 21 Prill.
/a.rada