Boksieri Asmir Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit kriminal “Bajri” kërkon leje nga autoritetet e burgut për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait dhe xhaxhait të tij, i vrarë një ditë më parë në Shkodër.
Aktualisht, Asmir Bilali ndodhet në qelitë e paraburgimit të burgut 313 në Tiranë.
Ceremonia mortore e vëllezërve Bilali pritet të zhvillohet në orën 15:00 të ditës së sotme në qytetin verior të Shkodrës.
Dy vëllezërit Astrit dhe Brahim Bilali, u ekzekutuan dje në një atentat në oborrin e shtëpisë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, ku referuar burimeve mësohet se vëllezërit u takuan në portën e banesës dhe sapo u bashkuan, dy persona kanë qëlluar me breshëri automatiku, duke i lënë të vdekur në vend.
g.kosovari