Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit, i cili u ekzekutua me armë zjarri paraditen e së shtunës (30 mars) në qytetin e Shkodrës.
Ai ndodhet aktualisht në burg, i arrestuar ne kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit kriminal Bajri.
Asmer Bilali ka reaguar ne rrjetin social Facebook pas vrasjes së babait dhe xhaxhait te tij. Pasi ka postuar lajme të ndryshme të portaleve, ai ka shkruar “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj.
Asmer Bilali ka postuar mbrëmë vonë në dy momente të ndryshme ndërsa disa komentuesve i ka kthyer përgjigje duke i falënderuar për ngushëllimet ndaj dy familjarëve të tij.
g.kosovari