Mbeten edhe 9 javë nga përfundimi i kampionatit spanjoll të futbollit dhe Barcelona po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion. Në ndeshjen e radhës, katalanasit fituan derbin ndaj Espanyol duke mos luajtur mirë, por duke u mjaftuar me dy gola të të zakonshmit Leo Messi.
Fillimisht me goditje dënimi (71’) dhe më pas duke finalizuar një kundërsulm të nisur nga vetë ai (89’), argjentinasi i dha skuadrës 3 pikë të tjera, duke e çuar në 13 pikë më shumë sesa Atletico Madrid, që ka një ndeshje më pak.
/a.meta