Ministri i Brendshem, Sander Lleshaj ka mberritur ne Shkoder. Me heret ne qytetin e tronditur nga vrasja prane baneses e dy vellezerve Bilali ka mberritur edhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ardi Veliu dhe ai i Policise Kriminale, Tonin Vocaj. Ndalesa e pare e ministrit Lleshaj eshte bere ne drejtorine e Policise se Shkodres. Nderkohe deri me tani, perpos gjetjes se djegur te mjetit me te cilin dyshohet se u larguan autoret e krimit, nuk ka te dhena rreth te dyshuarve te perfshire ne kete ngjarje te rende.
Si u ekzekutuan vellezerit, policia jep detajet
Policia e Shkodres ka dhene detajet e para zyrtare rreth ngjarjes se rende qe ndodhi ne kete qytet, ku u ekzekutuan me arme zjarri dy vellezerit Bilali.
“Në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit Astrit Bilali. 59 vjeç dhe Brahim Bilali, 61 vjeç (vëllezër)”- njofton policia.
Policia ben me dije se ka ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve, nderkohe qe ka edhe nje apel per ndihme nga ana e atyre qe mund te kene informacion per autoret.
Deklarata e plote
Me datë 30.03.2019, rreth orës 09:45, në lagjen “Guerile” në vendin e quajtur “Zooteknika”, nga persona ende të pa identifikuar janë vrarë me armë zjarri shtetasit A. B. 59 vjeç dhe B. B., 61 vjeç (vëllezër).
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja.
Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.
Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të anonimatit.
/a.meta