Sëmundja e fruthit është shfaqur edhe në Korçë. Një gjimnaziste nga fshati Bulgarec, është duke u trajtuar ne spitalin rajonal te Korçës ndërsa dyshohet që të jetë infektuar edhe roja i shkollës. Në këto kushte pranë institucionit arsimor ka nisur vaksinimi i nxënësve të klasës, por edhe stafit pedagogjik.
Përfaqësues të Shëndetit Publik i janë drejtuar institucionit arsimor për të bërë vaksinimin e personave të kontaktit sqaron se kjo ndërhyrje është ndërmarrë si një masë parandaluese për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të fruthit.
Specialistja Merita Kroi sqaron se rasti i dyshuar është izoluar në spital ndërsa në qarkun e Korçës janë konstatuar edhe disa raste të tjera. Sipas statistikave në Korçë vaksinimi i popullsisë për fruthin është në nivelin 98% ndërsa specialistet apelojnë për të gjithë të lindurit e viteve 80-90 që të rivaksinohen.
/a.meta