Ne Konferencen e shtypit per gazetaret, zv/ministri i Jashtem Cakaj po shpjegon dokumentin e rendesishem amerikan duke u ndalur dhe ne perballjet e qeverise shqiptare.
Pas raportit të DASH për vendin tonë, që e klasifikonte Shqipërinë si vend tranzit të dogave të forta dhe bazë e krimit, e pas akuzave të forta të opozitës, në emër të qeverisë, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj shpjegoi disa elemente.
“Ministria e Punëve të Jashtme ndonëse është përfaqësuesja e interesave të brendshme të vendit nuk shkëputet nga përgjegjësia për llogarinë e brendshme që duhet të japë për llogarinë e jashtme. Ndonëse kjo që po bëj nga prizmi diplomatik mund të jetë e pakëshillueshme, por institucionalisht është e domosdoshme”- tha Cakaj.
Sipas tij, raporti është një pasqyre realiste, por edhe inkurajim i madh për reformat e qeverisë.
“Kemi rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar, raporti thekson faktin se vendi ka arritur rezultate thelbësore në luftën kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar për shkak të përpjekjeve për integrim në BE. Nuk kemi të bëjmë me mospërmbushje të detyrave, por angazhim e përparim drejt axhendës evropiane. Raporti afirmon se përkundër sfidave dhe vështirësive të shumta, Shqipëria është në moment pozitiv për rezultatet e marra në reformën në drejtësi, pra konfirmon se angazhimi i institucioneve të vendit në situatën aktuale nuk është zgjatim i tranzicionit disa dekadash”-tha ai.