Piloti i Emiliano Sala nuk duhej të fluturonte kurrsesi natën dhe nuk ishte i pajisur me licensën për të kryer fluturime të tilla, raporton sot BBC pas një burimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil (CAA).
Licenca e David Iboston, 59 vjeç, trupi i të cilit ende nuk është gjetur pas përplasjes së avionit “Piper” në kanalin e La Manshit më 21 janar, nuk e lejonte të fluturonte natën për shkak të daltonizmit të tij, një anomali në shikueshmëri që nuk të lejon të të dallosh ngjyrat.
Ky zbulim hedh dyshime në ishte i rregullt apo jo fluturimi. Shtypi britanik kishte shpjeguar përpara disa javësh se piloti anglez nuk kishte formimin për pilotim komercial, që përfshin udhëtimet mes shteteve dhe në distanca të largëta.
I pyetur nga AFP, autoriteti britanik i aviacionit civil (CAA), nuk e ka konfirmuar këtë lajm, duke u mjaftuar vetëm me “hetimet janë ende duke u zhvilluar”. Nga ana e tij, Zyra e Hetimit Britanik për Aksidentet Ajrore (AAIB), ka saktësuar se po vijon punën dhe është i përqëndruar te licensa. Raporti përfundimtar pritet të dalë gjatë vitit 2020. (BW)