Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, ishte në qarkun e Lezhës, ku zhvilloi një disa takime. Në takimin që ministrja Gjonaj zhvilloi me kryetarin e Bashkisë së Kurbinit, z. Artur Bardhi, u firmos marrëveshja e bashkëpunimit, mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Bashkisë Kurbin, për vënien në funksion të trajtimit të të miturve në konflikt me ligjin, të mbështetjes nëpërmjet programeve sociale multidisiplinare, duke i mbajtur të miturit larg izolimit me burg. Ministrja Gjonaj bëri të ditur se Shërbimi i Provës dhe i gjithë zinxhiri i institucioneve të drejtësisë që trajtojnë çështjet e të miturve në konflikt me ligjin, kanë nisur punën për realizimin e të gjitha detyrimeve që rrjedhin në kuadër të një drejtësie miqësore për ta.
Gjatë vizitës në qarkun e Lezhës, ministrja Gjonaj, së bashku me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës z. Artan Lame, Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës z. Engjëll Hysi dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Përmbarimit z. Piro Lutaj, u ndalën në disa prej agjencive të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë.
Ministrja Gjonaj vlerësoi punën e bërë nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme gjatë vitit 2018, ndërsa gjatë inspektimit në zyrën vendore të ALUIZNI-t Lezhë, znj. Gjonaj theksoi se detyra e personelit është t’ju shërbejnë në kohë dhe me cilësi qytetarëve duke nënvizuar se ky duhet të jetë fokusi primar i të gjitha agjencive të varësisë. Gjatë vizitës në këtë qark, znj. Gjonaj zhvilloj dhe analizën e punës së bërë nga dy agjencitë, ZVRPP dhe ALUINI.
Gjithashtu znj. Gjonaj e shoqëruar nga dy Drejtorë e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës dhe të Përmbarimit, u ndalën në agjencive të cilat janë nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë, ku zhvilloj një analizë pune me këto dy agjenci.
Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, zhvilloi gjithashtu edhe një vizitë blic në IEVP Shën Koll. Gjonaj tha se shkeljet e ndodhura së fundmi në këtë IEVP, nuk do të tolerohen, dhe do të hetohen për të nxjerrë përgjegjësit e ngjarjeve! Në analizë tashmë po merren edhe veprimet e stafit drejtues të këtij institucioni nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.
Ministrja bëri të ditur gjithashtu nevojën e krijimit të një trupe të qëndrueshme sa i takon policisë së burgjeve, duke njoftuar së shpejti do të miratohet në parlament edhe ligji. “Krahas masave për rritjen e sigurisë po ecet paralelisht për rritjen e kapaciteteve për të pasur një trupë të qëndrueshme policore! Legjislacioni që do të miratohet së shpejti në Kuvend do të krijojë të gjitha mundësitë për qëndrueshmërine e punonjësve të policisë së burgjeve si dhe ngritjen e sistemit të karrierës”, tha Gjonaj.
Lufta kundër korrupsionit, rritja e cilësisë së trajtimit të të paraburgosurve dhe të burgosurve do të jenë çështjet kryesore në sistemin peniteniar, nënvizoi ministrja. Gjithashtu, në fokus ishin edhe çështje të tjera sa i takon rritjes së sigurisë në sistemin penitenciar si dhe rritja e profesionalizmit të punonjësve në burgje. (Lexo.al)