Dy anëtarët e bandës “Her’s”, Stephen Fitzpatrick e Audun Laading si dhe menaxheri i tyre, kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë.
Ata po udhëtonin për një koncert në Kaliforni, kur makina e tyre u përplas me një tjetër në Arizona.
Autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se makina e tipit “Nissan” po udhëtonte në lindje me korsi perëndimore para se të godiste “Ford-in” e bandës.
Departamenti i Sigurisë Publike i Arizonës ka thënë në një deklaratë se përplasja ndodhi rreth orës 01:00, pak pasi mori raportet e para për shoferin që po drejtonte në anën e gabuar.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga aksidenti nuk kishte të mbijetuar, pergatiti Panorama.