(Video)Zbulohet makina e vrasësve/Dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali vriten në derën e shtëpisë në Shkodër

Fill pas atentatit që iu bë afër shtëpive Astrit dhe Brahim Bilalit, përkatësisht baba dhe xhaxha me Asmer Bilalin të arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, policia gjeti edhe një makinë të djegur, që dyshohet se u përdor për atentatin. Makina ka qene gati 1 kilometer nga vendi i krimit afer Familjes Lici. Krimi ka pasur serish te njejten strukture si vrasja e Furracakut.

Mjeti tip “Benz” me targa AA369RV është gjetur i djegur në vendin e quajtur Livadhe ashtu siç ka ndodhur edhe në ngjarje të tjera kriminale.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe pamjet e makinës së shkrumbuar. Mësohet gjithashtu se targat e saj mund të kenë qënë false.

Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.

***

Atentati me armë zjarri në Shkoder sjell dy te vdekur. Sipas te dhenave mesohet se te shtenat me arme jane degjuar ne lagjen e Kirasit. Nga te shenat jane vrare Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vellezer.

Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe sipas “News 24”, atentatoret jane larguar. Ndersa nje makine e djegur eshte gjendur ne vendin e quajtur Livadhe afer shkolles “Azem Hajdari”, qe mendohet se eshte makine e tyre.

Astriti eshte i ati i Asmir, qe eshte i perfshire me grupin Bajra. Vrasja ka ndodhur ne zonen e zooteknikes ne qytet.

Viktimat jane ndjekur per dite, me sa duket prej informacioneve te para. Ata jane goditur nga nje makine me bresheri. Jane gjetur mbi 10 gezhoja ne vendin e krimit.

Forca Policia Ne Shkoder

Dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët kanë mbetur të vdekur në vend, jane ekzekutuar rreth ores 08.45-09.00.

Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe kanë nisur hetimet.

Djali i Astritit, Asmiri  është ish-kampion boksi dhe nje emer i njohur i sportit në Shkodër.

29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Rasti i Asmer Bilalit u be i njohur mediatikisht ne kohen qe mbeti i vrare Arjan Ferracaku, teksa e ekzektuan mbi kale.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com