Nga Mero Baze
Të gjitha përpjekjet për të festuar dhjetvjetorin e hyrjes së Shqipërisë në NATO, janë arsye të mjaftueshme për të ilustruar faktin, se të njëjtat personazhe sillen si udhëheqës të një vendi që nuk është në NATO.
Ftesën për të hyrë në NATO, Shqipëria e ka marrë 15 ditë pas shpërthimit të Gërdecit, në Prill të vitit 2008, në kulmin e një ngjarje korruptive politike, pasi gazetat kryesore në botë, e kishin etketuar qeverinë si të korruptuar dhe djalin e kryeministrit, si njeriun që lëvizte fijet e korrupsionit në dy biznese të pista në Gërdec, njëri që merrej me trafikun e armëve drejt Afganistanit, e tjetri me demontimin vdekjeprurës.
Një vit më pas NATO e ratifikoi vendimin në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare, të cilat koalicioni PD LSI sot në opozitë, I fitoi me sforco dhe manipulime flagrante të provuara dhe nga gjykatat.
Për fat opozita e atëhershme e mbështeti anëtarsimin në NATO , biles tejkaloi vetevten, duke bërë paqe pas krimit të Gërdecit dhe duke bërë marrëveshje politike me Sali Berishën për ndryshimet kushtetuese.
Dhjetë vjet pas pranimit në NATO, Shqipëria ka një president I cili thotë se ndjehet I kërcënuar nga Junta ushtarake dhe se është gati të vetvritet si Allende, një përpjekje, për të vizatuar Shqipërinë e vitit 2019, me Kilin e vititi 1979, kur një gjeneral që u përdor për të nxjerrë nga Presidenca Allenden, mori pushtetin me ndihmën e SHBA.
Kjo e bën qesharake ceremoninë në bulevard drejtuar prej tij, pasi në vetvete ai e konsideron Shqipërinë një vend të Amerikës Latine dhe jo një vend të NATO.
Kryetari real I opozitës Sali Berisha, njeriu që ishte kryeministër kur u pranuam në NATO, ka udhëhequr me vendosmëri djegien e mandatave nga opozita duke cënuar rënd integritetin e parlamentit dhe standartin e demokracisë, dy shtylla të forta mbi të cilët mbështeten parimet e sigurisë kombëtare të një vendi në NATO. Dhjetë vjet pasi Shqipëria ka hyrë në NATO, ai bën thirrje për rrëmbim armësh, për luftë civile, dhe konspiracion me kufijtë e Shqipërisë, këtij vendi që vet e ka firmosur që është anëtar I NATO. Ai sillet në të vërtet si politikan I një vendi të Lindjes Mesme dhe republikave kauakaze, dhe duket që kurrë nuk e ka prnauar NATO dhe standatet e sja si standard për Shqipërinë, por si stoli për pushtetin e tij.
Kryemisntri I vendit Edi Rama , I cili pret pa shumë shpresa të hap negociatat në Qershor, ndjehet si një actor cirku në një paradë ushatarke, kur është akuzuar se ata ushtarë do përmbysin presidentin. Shpresa e tij e vetme është se mos dhe BE ashtu si NATO mbyll sytë siç mbylli NATO para Gëdecit dhe na hapin negociatat.
Shtypi dhe shoqëria civile, sot më shumë se sa për NATO ishin të shqetësuar se si të bindnin Lulzim Bashën, kryetarin kukull të opozitës, që ata janë besnikë të tij dhe nuk e tradhëtojnë, por janë të shqetësuar se mos I tradhëton ai me oligarkët pasi të marrë pushtetin. Dhe ai I njohur për njeri që nuk gënjen, I siguron se kjo nuk do të ndodh. Është egzaktësisht modeli I një vendi ku liria e shtypit është pazar mes shtypit dhe politikës, që një vend I NATO nuk e pranon kurrë.
Të vetmit që na kanë marrë seriozisht në këtë dhjetëvejtor janë SHBA dhe Komanda e NATO të cilët na dhuruan një bazë të rëndësishme ushtarake në Kuçovë që mund ti jap një impuls sigurisë sonë kombëtare dhe zhvillimit në atë zonë. Dhe natyrisht Rusia që duke qenë e shqetësuar për kufirin e NATO, që mund të përfshij dhe Serbinë, është instaluar në NISH me shpresë se mund të shkaktoj ndonjë trazirë në këtë drejtim.
Të huajtë, miqtë dhe armiqtë tanë janë të vetmit që na kujtojnë, se jemi vend anëtar të NATO. Se po të ishte për Presidentin, opozitën dhe raportet e tyre me qeverinë dhe parlamentn, e meritojmë të jemi një vend ku NATO, duhet të zbarkoj me trupa për të kthyer standartet e saj.