Hapet, projekti i rëndësishëm do t’u japë mundësi qindra të rinjve, : Së shpejti, shkollë profesionale për turizmin.
Paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës ëshët prezantuar Laboratori i Turizmit, në bashkëpunim me palën italiane dhe Bashkinë.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit italianë, me drejtorin e asgjësisë italiane për bashkëpunim dhe zhvillim Nino Merola, konsullen e përgjithshme të Italisë në Vlorë, Luana Mikeli si dhe presidentin e “Biznes Albania”, u shpreh se ky projekt i rëndësishëm është në fazat e fundit të realizimet të tij.
“Laboratori i Turizmit, është një projekt i rëndësishëm, për të cilin Bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të Bashkisë. Ky projekt do të jetë një qelizë shkollimi për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamarierët, kuzhinierët, dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit”, u shpreh Leli.
Ndërsa presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, u shpreh se “në Vlorë do të sjellë një shkollë modeste profesionale, e financuar nga projekti “Jaca”, e financuar nga fondet shqiptare dhe ato italiane”.
“Shumë shpejt do të inaugurojmë shkollën profesionale të Turizmit në Vlorë”, u shpreh Bregasi.
g.kosovari