Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu ka sulmuar hapur eurodeputetin Knut Fleckenstein.
I ftuar në Top Talk”, Spahiu tha Fleckenstein është i vetmi ndërkombëtar i cili nuk mban qëndrim kritikë dhe mbyllë sytë përballë kriminalitetit dhe trafikut të drogës në Shqipëri.
“Nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për 128 oficerë policie të cilësuar si persona të involvuar në trafik droge.
Nëse Edi Rama nuk është përgjegjës për një strukturë bashkëpunimi mes organeve të policisë dhe bandave kriminale, them që Edi Rama nuk është fajtor.
Gjithë kjo strukturë e ngritur kriminale, i faturohet vetëm Kryeministrit. Nuk besoj se është më i paditur se ministrat e Rendit pas 2016.
Janë dy ministra nën akuzë; njëri për familjarë të përfshirë në marrëdhënie të tilla, tjetri i akuzuar direkt.
Është përgjegjësia e Ramës për gjithë këtë mbarëvajtje. Knuti Fleckenstein, ka mbyllur sytë përpara këtij fakti”, tha Spahiu.
g.kosovari