Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar tatimpaguesit rreth afatit të fundit të pagesës së kësteve të Tatimit mbi Fitimin për 3-mujorin e parë të vitit 2019. Sipas njoftimit të DPT, afati i fundit i pagesës së kësteve është data 30 mars, bazuar në nenin 30 të ligjit nr.8438 dt.28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Megjithatë, duke qenë se data 30 mars është ditë pushimi, DPT tha se për të shmangur çdo mbingarkesë të mundshme të sistemit bankar, i kërkon tatimpaguesve që pagesa e kësteve të kryhet brenda datës së sotme 29 mars.
DPT njoftoi se në rast mospagimi të detyrimit brenda afateve ligjore, tatimpaguesi do të penalizohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit, të cilët kanë përgjegjësinë tatimore të Tatimit mbi Fitimin.
/a.meta