Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka zhvilluar një takim me ish-deputeten demokrate Grida Duma.
Borchardt dhe Duma janë fotografuar së bashku në një kafe në kryeqytet teksa bisedojnë shumë të përqendruar, shkruan BalkanWeb. Madje ambasadori i OSBE ka në tavolinë dhe një bllok shënimesh.
Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes të dyve por sigurisht që aktualiteti politik nuk mund të jetë shmangur nga takimi, aq më tepër që OSBE është shprehur kundër djegies së mandateve nga opozita.
Për kundërshtitë e ndërkombëtarëve ndaj aksionit të opozitës, Duma në një intervistë të publikuar pak ditë më parë shprehej se opozita po sakrifikon nga vetja pikërisht për të ruajtur thelbin e institucioneve kyçe të demokracisë.
/a.rada